Video-lojërat po zënë gjithnjë e më tepër vend në kohën e lirë të brezit të ri. Madje tashmë për to organizohen edhe kampionate në mbarë botën. Bad News Eagles është ekipi shqiptar që merr pjesë ne turnetë e lojës së njohur, “Counter Strike”. Skuadra në fjalë ka bërë sukses të madh vitet e fundit, ndërsa tashmë ka marrë pjesë në kompeticionin IEM Rio Major.
Turneu ka nisur me një fitore fantastike për ta. Shqiponjat kanë sjellë lajme të këqija për 00Nation. Bad News Eagles ka fituar bindshëm 16-3, duke lënë me “gisht në gojë” brazilianët pas përballjes mes tyre./Sport Ekspres/