Përsëritet e njëjta ngjarje si me PSG-në, në La Liga ndërpresin lojën pas fjalëve raciste

Ajo ngjarje e ndodhur në ndeshjen mes Bashaksehirit dhe PSG-së në Champions League do të shënonte një rast të paprecedent në historinë e futbollit, teksa për herë të parë futbollistët do të braktisnin ndeshjen. Shkak për të këtë u bë një fjalor racist i përdorur nga gjyqtari i katërt në drejtim të Uebo.

E nëse një masë e tillë u mor për t’i dhënë “një shuplakë“ këtij fenomeni, e njëjta histori përsëritet sërish. Këtë herë në La Liga. Futbollisti Diakabi ka rënë pre e racizmit gjatë ndeshjes që Valencia ishte duke zhvilluar kundër Kadizit. Fjalët “zezak m***” janë adresuar në drejtim të tij nga ana e Huan Kala, duke zgjuar kështu acarimin e francezit.

Diakabi ka shkuar menjëherë t’i sqarojë situatën arbitrit, ndërsa më pas ka vendosur të lërë fushën në minutën e 37. Vendimin e tij e kanë mbështetur edhe shokët e skuadrës, të cilët kanë shkuar me të në dhomën e zhveshjes. Megjithatë loja ka rinisur përsëri pas disa minutash dhe ishte vetë mbrojtësi që ka kërkuar një gjë të tillë./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *