Zllatan Ibrahimoviç është arsyeja pse Milani është bërë i pandalshëm që nga kthimi i futbollit pas izolimit. Kuqezinjtë kanë ndërruar tërësisht fytyrë dhe janë rritur së tepërmi që nga koha kur sulmuesi suedez veshi sërish fanellën e “djajve”. 7 gola në 6 ndeshje të luajtura me Milanin në Serie A janë shifra vërtet befasuese, aq më tepër kur kujton faktin se mosha e tij është 39 vjeç.
Për herë të fundit rrjetën e tundi ditën e sotme me një akrobaci spektakolare kundër Udinezes për t’i dhënë fitoren kuqezinjve. E natyrisht që pas një goli të tillë nuk mund të mungonte një reagim epik në rrjetet sociale, ku ka shpërndarë një foto nga momenti kur godet topin në ajër dhe e shoqëron me fjalët: “Përse të vraposh kur mund të fluturosh”./Halit Delibashi-Sport Ekspres/
Why run when you can fly pic.twitter.com/zNLK8H5hB0
— Zlatan Ibrahimovi? (@Ibra_official) November 1, 2020