Përse prapagjykohen 5 golat e Luftëtarit?

Morali i një prej fitoreve më të bujshme të Luftëtarit në kampionat është goditur ndjeshëm, teka në 72 orët pasardhëse një pjesë e mirë e opinionit kanë ngritur hipotezën e një “neglizhimi” me baza “kushedi se çfarë” të një grupi lojtarësh, të cilët paskëshin ulur ndjeshëm moralin e fanellës së Partizanit me një prezantim të tillë. Rezultati ishte i bujshëm. Partizani asnjëherë në Kategorinë Superiore nuk kishte humbur me 5 gola diferencë dhe megjithëse ka gjithnjë një herë të parë, kur ajo ndodh duhet analizuar.

Fillimisht është morali. Imagjinoni si duhet të ndihen lojtarët e Luftëtarit pas një diskutimi të tillë. “Ata nuk kanë ekip të fitojnë 5-0”, thuhet lart e poshtë, por në fakt ata kanë një ekip të mirë që në një ditë të mirë mund të mundin këdo. Në një ditë që të shkon mirë mund të shënosh dhe 5 gola”. Mjafton të kujtosh që ky vit kalendarik filloi me një Luftëtari-Partizani që mbaroi 2-0, por mund të mbaronte dhe më shumë. Mjafton të kujtosh që Partizani i ka kërkuar dy yjet e Luftëtarit, Bregun dhe Abazajn prej kohësh. Pra nuk i mundi dokushdo.

Hulumtimet thonë që Partizani paskësh humbur në vitin 1984, 2-5 në Tiranë kundër Luftëtarit, madje teksa ka qenë duke kryesuar me rezultatin 2-0. Si ka mundësi që 5 golat e pasdites së mesit të viteve 80’ janë të pastër, ndërsa golat e shënuar në 2017-ën gjykohen? Mos ndoshta të gjithë bashkë në gjithë këto vite kemi kultivuar sindromën e të mos pranuarit të rezultatit e të paragjykuarit të çdo gjëje? Nuk ka asnjë logjikë që në futboll të thuash: kjo nuk është e mundur, sepse fusha e blertë, që nga vitet e pastra ’80 na e paskan mësuar një gjë të tillë.

A është e bukur dhe e ndershme t’i thuash Luftëtarit sot që “ti nuk fitove, por lojtarët e Partizanit nuk donin të fitonin dhe për këtë arsye shënove 5 gola”? Partizanit mbi të gjitha kjo klimë i bën dëm. E par, a mund të turbullojë moralin e ambientit dhe e dyta, nëse ata realisht nuk e besojnë se fitorja e Luftëtarit erdhi si pasojë e realitetit të kuq, nuk do korrigjohen kurrë. Ata mendojnë se çoç janë, por për momentin Partizani nuk është një skuadër e fortë, madje është ndoshta skuadra me problemet më të mëdha në mbrojtje.

Luftëtari fitoi sepse ka një formë më të mirë, ka dy nga sulmuesit më të mirë të kampionatit, ishte në një ditë të mirë, por ndoshta kishte dhe fat. Fitoi njësoj si 31 vite më parë, por atëherë nuk i paragjykoi kush. Atë ditë thanë: Bravo Luftëtari, mundi Partizanin.

Gjergji Stefa

2 thoughts on “Përse prapagjykohen 5 golat e Luftëtarit?

  1. Kur paska forme kaq te mire Luftetari, sic thoni ju, pse eshte ne ate vend ne tabele?! Ne ate ndeshje, mbrojtja e Partizanit ishte inekzistente. Kur ke nje skuader te tille, normal te hapet oreksi per gola. Nuk them qe Luftetari nuk beri loje, por n.q.s Partizani do kishte nje mbrojtje hermetike, do flisnim ndryshe.
    Gjithsesi, qejfi me behet per Partizanin. Eshte kthyer ne nje klub mafioz. Me shume siguri, nje lavatrice parash. Ashtu e pafsha.

    V.F.L.P

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *