Ish-arbitri i njohur, Shpëtim Lamce, ka komentuar arbitrimin deri tani në Europian. Kritika të forta ka pasur për faktin se nuk ka përfshirje të bilbilave italianë, megjithëse Lamçe i cilëson si më të mirët. I ftuar në emisionin “Sport Magazine” që transmetohet në “Ora Neës”, u fol edhe mbi kohën kur një arbitër shqiptar mund të gjykojë në nivelin e Europianit ose Botërorit.
“Në Ëembley do të zhvillohen ishin caktuar shumë ndeshje të Europianit. Kanë ardhur rreth 18 arbitra dhe asnjëri prej tyre nuk ishte italianë. Jam surprizuar shumë duket ditur se italianët janë nga më të mirët në Europë, për të mos thënë më të mirët. Vetëm Orsato ka ardhur prej tyre. Shoh që po favorizohen disi ekipet e mëdha dhe Hungaria ka qenë e dëmtuar në këtë Europian. E dëmtuar në pjesën sesi orientohej loja për faullat e dhënë në favor të kundërshtarëve të saj.
Një arbitër nga Shqipëria që të shkojë në Europian ose Botëror? Do të ishte ëndërr e madhe, por duhet të punosh shumë, të përgatitesh shumë, të jesh perfekt në gjuhën e huaj dhe vare nga performanca që ke gjatë sezonit dhe në Kupat e Europës. Sokol Jareci ka qenë dikur tek më të mirët në Europë, por për një gabim në ndeshjen e fundit nuk ia doli dot”, ka thënë Shpëtim Lamce. /Sport Ekspres/