Ragnick ishte trajneri më i ri i Milanit për të gjitha mediat në Itali që e dhanë të përfunduar marrëveshjen. Ashtu edhe do të ndodhte pasi ishte gjetur akordi, por kthimi i papritur te fitoret, bën që Piolit t’i jepej besimi dhe të vazhdohej kontrata për më gjatë.
Në një prononcim për mediat italiane, vetë Ragnick është shprehur se nuk do të ishte një lëvizje e zgjuar për të marrë rolin e trajnerit në një klub që është duke bërë ecuri pozitive, me Piolin që po i rriteshin së tepërmi kreditet te tifozët dhe kjo do të përkëthehej në më tepër presion për Ragnick.
“Qoftë nga këndvështrimi im dhe qoftë nga i klubit, nuk do të ishte e zgjuar një lëvizje e tillë. Milani bëri shumë mirë pas rifillimit të kampionatit me nëntë fitore dhe nuk do të ishte e mençur të shkoja atje”, u shpreh Ragnick. /Sport Ekspres/