Përse e ndjekin njerëzit futbollin? Arjan Curi i jep shpjegim filozofik: Kur nuk arrijmë dot gjë vetë, lidhemi me një ekip fitues

Arjan Curi ishte i ftuar në emisionin “Zonë e Lirë” ku u diskutua edhe për Europianin. Përpara se të nisnin komentet rreth këtij turneu, Curi është larguar pasi nuk e ndjek futbollin. Por nga ana tjetër nuk mund të rrinte pa shpjeguar me kuptimin filozofik arsyen se përse njerëzit janë të apasionuar pas sportit.

“Dua të shpjegoj se përse njerëzit e duan futbollin dhe bëhen tifoz dhe do më kuptosh e mua që nuk jam tifoz. Njerëzit nga natyra e tyre kanë nevojë për të qenë të suksesshëm. Emocionalisht atashohen me një skuadër ose parti politike që është fituese dhe largohen nga një grup humbës. Përse ndodh kjo? Ne nga brenda kemi nevojë për vlera dhe kuptim për jetën tonë. Kur nuk e arrijmë dot vet, lidhemi me një skuadër. Pra kur fiton ekipi i zemrës themi që ne fituam. Kur humbi skuadra e zemrës humbet, thonë ata humbën. Në këtë moment largohen”, ka thënë Curi. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online