“Përse e largoi Kobinanë”? Gazetari kërkon shpjegim për zëvendësimet e Egbosë: Flasim për më të mirin e kampionatit

Tirana u eliminua mbrëmjen e sotme nga Champions League dhe tashmë rrugëtimin në Europë do e vazhdojë në kompeticionin tjetër, Europa League. Një ndeshje për t’u duartrokitur kjo për bardheblutë, që pavarësisht rezultatit ka bërë një lojë të bukur në fushë, aq sa shumë bien dakort se meritonte fitoren.

Megjithatë pikëpyetjet nuk mungojnë as në paraqitje të tilla. Është gazetari Tami Kona, i cili në “Syri TV” kërkon një sqarim se përse duhej larguar Kale dhe Kobinah. Ky i fundit ka bërë një sezon të shkëlqyer me bardheblutë, por sot ishte larg kampionatit teksa humbi një rast vendimtar ballë për ballë me portierin kundërshtar.

“Pyetja që duhej t’i bëhej Egbosë është se përse largoi Kalen dhe Kobinan? Ma kanë dërguar shumë ish-futbollistë të Tiranës. Por asnjë gazetar aty në konferencë nuk e pyeti për këtë. Se kjo humbja dinjitoze na ka shoqëruar gjatë gjithë kohës ne. Po flasim për Kobinan, më të mirin në kampionat”, ka thënë Dritan Kona./Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online