Një histori tërësisht përrallore është ajo e mbrëmjes së sotme sa i takon Ricardo Horta. Sulmuesi i Bragës u kthye të luante me Portugalinë pas 8 vitesh. Hera e fundit që kishte luajtur me fanellën e Kombëtares i përkiste kualifikueseve të 2016 të Europianit.
Pikërisht në atë përballje ku Shqipëria shkaktoi befasinë e madhe në transfertë, duke fituar 0-1 me golin e Balajt. Menjëherë pas ndeshjes do të shkarkohej edhe trajneri Bento. 8 vite pas kësaj përballje, Horta u kthye për të përfaqësuar Portugalinë në transfertën me Spanjën.
Vendasit po kryesonin me golin e Moratës, ndërsa sulmuesi 27-vjeçar hyri në fushë në minutën e 72 duke marrë vendin e Leaos. Vetëm 10 minuta më vonë arriti të shënonte dhe shpërthimi ishte i madh dhe i kuptueshëm, më veçanërisht në deklaratën pas ndeshjes: “Kombëtarja e Portugalisë është e mbushur me burra me “RR” të fortë”, theksoi lojtari portugez. /Sport Ekspres/