FT Skënderbeu-Mlada Boleslav 2-1 (3-3)
Shënues: Lilaj 55′ Plaku 83′ /Janos 19′
4-2 me 11-metërsh
Shënues: Shehi, Latifi, Muzaka, Lilaj
Nuk kishte si të ndodhte ndryshe. Skënderbeu arrin të kualifikohet pas 11-metërshave në një ndeshje drithëruese. 90 minutat e rregullta në “Elbasan Arena” përfunduan me rezultatin 2-1 në favor të Skënderbeut. Korçarët kanë treguar karakter duke përmbysur disavantazhin e pjesës së parë. Janos shënoi golin e parë të ndeshjes, por për të vendosur fillimisht ekuilibrin mendoi Sabjen Lilaj, i cili ekzekutoi një 11-metërsh të fituar nga Gledi Mici. Trajneri Daja bëri zëvendësimin e tretë në minutën e 80-të duke aktivizuar Plakun për Osmanin. Goditja e madhe. Pikërisht sulmuesi arrin që të realizojë golin e fitores, duke ringjallur ëndrrën e madhe të kualifikimit. Në minuta e fundit miqtë goditën dhe shtyllën, por në fund gjithçka u mbyll me rezultatin e vetëm që çon ndeshjen në shtesë. Edhe 30 minutëshi nuk solli ansjë ndryshim në rezultat, pavarësisht se rastet nuk munguan. Tek penalltitë “heroi” ka vetëm një emër dhe ai quhet Orgest Shehi. Pasi realizoi penalltinë e parë, shënuan me radhë Latifi dhe Muzaka. Në radhën e tretë të penalltive miqtë gabuan. Pas golit të Lilajt e gjithë vëmendja ishte tek duar e “gardianit” veteran, i cili nuk zhgënjeu, kuptoi krahun dhe grushtoi topin. Skënderbeu tashmë bën historinë. Aventura europiane për korçarët vazhdon plot sukses.
Golat
19’ – Kundërsulm i shpejtë i miqve. Një top i harkuar nga krahu i majtë nuk arrihet nga askush deri në shtyllën e dytë, aty ku Janos godet me të parën, duke mposhtur korçarët.
55’ – GOOOOOOL! Sabejn Lilaj ekzekuton saktë një 11-metërsh, të fituar nga Gledi Mici. Ka entuziazëm në “Elbasan Arena” pasi tashmë i duhet vetëm një gol për të çuar ndeshjen në shtesë.
83’ – GOOOOOOL! ! Muzaka vertikalizon bukur një top për Plakun, i cili godet mnga brenda zone, topi pasi devijohet nga një prej mbrojtësve miq, përfundon në rrjetë.
Skënderbeu: Shehi, Mici, Jashanica, Gavazaj (Muzaka 75′), Nimaga, Osmani (Plaku 80′), Latifi, Vangjeli, Radas, Xhejms (Shkodra 68′), Lilaj. Të gatshëm: Teqja, Dita, Taku, Gripshi. Trajner Ilir Daja.
Mllada Boleslav: Divish, Fleishman, Dagllas, Fabian (Maresh 70′), Janos (Magera 111′), Matejovski, Komlishenko (Mebrahtu 60′), Prikril, Stronati, Paushçek, Rada. Të gatshëm: Vejmola, Levin, Takacs, Çmovsh. Trajner: Dushan Uhrin.
Gjyqtarë: Serni Boiko, Viktor Matiash, Volodimir Vusotskij (Ukrainë)
Kartonë të verdhë: Vangjeli 12’/ Komlishenko 53′, Maresh 74′