Hungaria po përsërit suksesin e mrekullueshëm që arriti në Euro 2020. Përralla e bukur në Europë vazhdon. Hungaria hesht sot Gjermaninë në shtëpinë e këtyre të fundit dhe merr vendin e parë në grupin ku kreu dukej thjesht i pamundur. Adam Szalai shkund rrjetën e “pancerave” në minutën e 17, duke realizuar një gol spektakolar me pjesën e pasme të këmbës.
Gjermanët barazuan rezultatin në pjesën e dytë, por arbitri i anullon festën. Ndërkohë në Itali axurrët kanë mposhtur me rezultatin e ngushtë 1-0 Anglinë. Ndeshja u vendos nga goli i shënuar nga Raspadori në minutën e 68. Hungaria udhëheq Grupin 2 në Ligën A, duke lënë pas Italinë, Gjermaninë dhe Anglinë./Halit Delibashi-Sport Ekspres/