Përplasje e madhe president-trajner te Barcelona! Laporta do t’i sjelli një lojtar në merkato, Xavi nuk e dëshiron

Përplasja e mendimeve për merkaton po e nxeh së tepërmi situatën te katalanasit. Presidenti i Barcelonës, Joan Laporta dëshiron ta sjellë Neves në skuadrën e tij për të forcuar mesfushën. Megjithatë, trajneri i Barcelonës, Xavi Hernandez, nuk pajtohet me mendimin e presidentit, pasi nuk e dëshiron Ruben Neves në ekipin e tij.

Xavi dëshiron të sjellë Martin Zubimendin, mesfushorin spanjoll, i cili luan për Real Sociedad dhe është më i njohur me kampionatin. Shumë varet edhe nga Sergio Busquets, pasi nëse ai vendos të vazhdojë kontratën, atëherë nuk do të ndodhë asnjë transferim. Megjithatë, nëse Busquets vendos të largohet, dikush duhet ta zëvendësojë atë, por pikërisht kjo çoi në sherr të madh mes Laportës dhe Xavit. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online