Përplasja e Brojës me Azpilicuetën para ndeshjes, sulmuesi shqiptar e sfidoi me pasime të vështira

Chelsea fitoi me rezultatin 0-2 kundër Aston Villa-s ditën e djeshme. Pak minuta pati për Armando Brojën në këtë takim, teksa trajneri Potter vendosi ta aktivizonte nga fundi i ndeshjes.

“Football.london” ka zbuluar edhe disa momente që nuk u panë në televizor, ku protagonist ishte edhe 21-vjeçari shqiptar. Përpara se të fillonte ndeshja, lojtarët që do të qendronin në pankinë krijuan një rreth dhe po pasonin topin pa rënë në tokë.

Ushtrimi sa vinte dhe intensifikohej, deri sa në një moment prodhoi edhe një përplasje mes Brojës dhe Azpilicueta-s. Sulmuesi shqiptar u fut mes dy lojtarëve për të kontrolluar topin, njëri prej të cilëve ishte mbrojtësi spanjoll. Ky i fundit ka fajësuar lojtarin e Kombëtares kuqezi, pasi pretendonte se topi ishte tërësisht i arritshëm prej tij.

Broja ka mbrojtur veten dhe më pas ka nisur një betejë personale me të. Me të nisur loja sërish, sulmuesi shqiptar kërkon të sfidojë vazhdimisht shokun e skuadrës me pasime të vështira. Azpilicueta e ka pranuar sfidën dhe të dy kanë testuar njëri-tjetrin sapo i jepej mundësia. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online