Reali i Madriditka marrë fitoren e radhës në Ligën e Kampionëve. Pas një pjese të parë zhgënjyese, gjiganti spanjoll ka përmbysur PSV-në pjesën e dytë me shifrat e thella 5-1. I pyetur nga mediat për këtë përmbysje, Murinjo është përgjigjur me humor se “dhomat e zhveshjes janë si Las Vegasi. Çfarë ndodh në Vegas, mbetet në Vegas”. Më tej ai ka shtuar se tashmë skuadrës së tij i nevojiten edhe 4 pikë për të siguruar një nga 8 vendet e para në renditje.
“Dhoma e zhveshjes është si Las Vegasi. Ajo që ndodh në Vegas, mbetet në Vegas. Ne folëm, jemi miq dhe folëm. 15 pikë janë shumë, shumë mirë. Jemi pothuajse aty. Me tri ose, në rastin më të mirë, katër pikë nuk do të arrijmë në “playoff”, ndaj është e rëndësishme të vazhdojmë këtë ecuri fitoresh. Pjesa e dytë kishte të bënte tërësisht me mentalitetin”, ka thën? Zhoze Murinjo./Sport Ekspres/