Përmbysi Kukësin në transfertë, Bejzade: Për ne ishte një ndeshje finale

Erzeni ka marrë tre pikë mjaft të vlefshme ndaj një kundërshtari të drejtpërdrejtë si Kukësi. Verilindorët arritën të gjenin të parët rrugën e rrjetës. Salami shënoi një gol mbresëlënës në minutën e 31-të të takimit, duke e dërguar skuadrën e tij në epërsi. Por në pjesën e dytë  të ndeshjes Erzeni shfaqi një fytyrë tjetër nga pjesa e parë. Kahrimanoviçi ktheu baraspeshën nga pika e bardhë e penalltisë në minutën e 60 të takimit, ndërsa 4 minuta më vonë Zeka përmbysi rezultatin.

Goli i dytë i shijakasve solli edhe acarimin e tifozëve, të cilët shkaktuan ndërprerjen e takimit. Pas më shumë se 15 minutave ndërprerjeje dhe pas shoqërimit jashtë stadiumit të tifozëve ultras të të dyja skuadrave u mundësia rifillimi i ndeshjes. Megjithatë minutat e mbetura nuk sollën ndryshim në rezultatin përfundimtar. Erzeni merr kështu tre pikët në Kukës, ku zhvilloi një duel të drejtpërdrejtë për garën për mbijetesë. Pas përfundimit të ndeshjes, trajnerët kanë dhënë përshtypjet e tyre të parë për emisionin “Skaner Superiore” në “MCN TV”.

Bejzade (Erzeni): “Për ne ishte një ndeshje finale, duke parë edhe ecurinë e renditjes. Pësuam një gol me një pakujdesi të çastit. Megjithatë ekipi tregoi karakter dhe arritëm ta kthenim ndeshjen në favorin tonë. Pikët që ka lënë Erzeni, edhe kur s’kam qenë unë, jemi goditur nga pakujdesia. Krijohet rasti nga hiçi. Ne pësojmë gola nga hiçi. Duke qenë se jemi të pasigurtë, mundohemi të mos pësojmë gol kur nis loja. Në kundërsulm i kemi mundësitë t’i kapim kundërshtarët në befasi”./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online