PSG arriti të blejë Lionel Messin me parametra 0, por paga e tij është e një niveli që nuk është parë asnjëherë në historinë e futbollit. Edhe pse në moshën 34 vjeçare, argjentinasi vazhdon të jetë lojtari më i paguar në botë.
Lionel Messi ka nënshkruar me PSG një kontratë 3-vjeçare dhe prej saj do të përfitojë në total shumën e 110 milion eurove.
Me këto shifra pritet që Lionel Messi të përmbysë renditjen e “Forbes” për sportistin më të paguar më botë, duke lënë pas Cristiano Ronaldon dhe Conor Mcgregor. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/