“Përmasat groteske të fushatës – kërkohet arrestimi i KE të FSHF-së!”

Zgjedhjet për kreun e FSHF-së kanë përfshirë të gjithë, tifozët, opinionistët, gazetarët, ish-futbollistët apo trajnerët, por edhe politikën, sepse natyrisht përfshirja e një deputeti të partisë në pushtet në zgjedhje nuk mund të mos ndikojë direkt te vota e bashkive, të majta e të djathta.

Ditën e djeshme u nxeh edhe më shumë debati, me akuza në distancë dhe kërcënime për arrestime në lidhje me shoqatat që votojnë në zgjedhje, por nuk janë të regjistruara në gjykatë.

Kjo histori dhe këto kërcënime janë ndjekur me vëmendje edhe nga Roland Luçi, ish-futbollisti dhe tashmë trajner, i cili gjithnjë ka qenë kritik në qëndrimet e tij, sidomos ndaj Dukës e Federatës, por këtë radhë del kundër Finos…

STATUSI

Po, po.
PS, deputeti i grupit te saj parlamentar zoti Fino nëpërmjet avokatit që mbron interesat e tij në fushatën për kreun e FSHF-së, kërcënoi publikisht në një emision televiziv me arrestim gjithë anëtarët e KE-së!
Është fjala se kane falsifikuar dokumente shteterore ne bashkepunim.
Burg hapu, kuqezinjve Muhedin Targaj e Bardh Jera u qenka rezervuar një vend te ti!
Dhe a e dini se kush është shkaku, ku fshihet fajtori i gjithë kësaj gjullurdie?
Jo, jo që kandidati i partisë në pushtet tha qe do konkurrojë duke u ndjere komfort si deputet prej 20 vitesh dhe sekretar organizativ i partisë së tij, jo se e kuptoi se kjo ishte një gafë dhe bëri sikur u tërhoq nga posti partiak, jo se ka mbështetjen e funksionareve socialiste nëpër bashkitë votuese dhe si reaksion daljen kundër të kolegëve demokrato-lësëiste në bashkitë e tjera, jo se juridikisht është në të drejtën e tij të kandidojë sa të mundet paçka se moralisht as duhet të hedhë sytë nga zyrat e Federatës. Se në fund te fundit kush pjerdh për moral në vendin me parlamentarë hajdutë, kontrabandistë e kriminelë, me gjyqtarë e prokurorë te korruptuar deri në palcë, me kryepolicë baronë droge që ikin në drejtim të paditur sapo sinjalizohen nga koleget e tyre se u hap loja.
Jo, jo!
Jo se nuk ka ca interesa ekonomike në këtë mes, por shkaku, strumbullari i të gjithave është “i mallkuari” Europian, ku Kombëtarja jonë ne sajë të kushedi sa peripecive të papërsëritshme arriti të jetë pjese e tij, arriti të performojë atje shkëlqyeshëm, arriti t’i mbushe mendjen dhe më budallait se është një mjet i fuqishëm propagandistik, një hallke-PR (Public Relations) që i duhej pushtetit te lustrohej bashkë me heronjtë kuqezinj në tribuna dekorimesh, festimesh, emërtimesh e honorifikimesh inflacioniste pa fre.
Pikërisht për këtë shkak dhe në këto momente në zyrat kryeministrore të dekoruara autodidaktisht u mor vendimi që Kombëtarja duhet të jete “e tyrja”, presidenti i Federatës duhet të jete njëri nga ata. Dhe kandidati u gjet, pikërisht ai me biografinë më të pasur sportive, ai që sipas thënieve të tij kishte shkëlqyer si…tifoz!
Dhe prandaj në vend të një gare elektorale sportive po përjetojmë një “dirty election”, një fushatë elektorale që ka vënë përballe të gjitha forcat politike të vendit sipas barrikadave përkatëse, fushatë që nuk po kursen as banalitetin rrugaçëror ndaj kundërshtarit. Fushatë që më tepër duket si pragzgjedhjesh parlamentare alla-arnaute, si një konkurrim për një OJQ, si po del në mode të quhet FSHF.
Mbas këtyre që po shohim e dëgjojmë, te paktë janë ata që besojnë sinqerisht se do të ketë fitues më 7 shkurt. As të tillë juridikisht, se zgjedhjet do të kontestohen. Për turpin e futbollit shqiptar!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *