Perla e vërtetë ka ardhur nga Anglia, atje ku po nënshkruhet një peticion që dita e hënë të jetë pushim. Deri tani janë më shumë sesa 300.000 njerëz që kanë hedhur firmën e tyre, ndërsa mjaftojnë vetëm 100.000 firma që zëri të ngrihet dhe të debatohet nga Parlamenti.
Nisur nga pritja e gjatë për të mbërritur deri në këtë fazë, birra të shumta do të konsumohen për finalen. Festa do të vazhdojë edhe më vonë deri në shfrenim nëse Anglia do të jetë fituese e Europianit dhe nëse do të arrijë që të mund Italinë. Për këtë arsye është thuajse e pamundur që njerëzit të bëhen gati për ditën e re dhe për të punuar sikur asgjë të mos kishte ndodhur. /Sport Ekspres/