Prekja nga pandemia, dëmtimet dhe kalimi si portieri i dytë te Lacio pas “profesorit: Pepe Reina. Thomas Strakosha është duke kaluar periudhën më të errët të karrierës së tij në Itali. E sikur të mos mjaftonin të gjitha këto, duhet të ballafaqohet me kritikat e ashpra të tifozëve dhe mediave.
Së fundmi është “Calciomercato” që ka bërë një vlerësim mbi paraqitjet e futbollistëve në Seria A. Portieri më i keq i këtij kampionati është cilësuar Thomas Strakosha që ka një notë mesatare 5.25. Në listë ndodhen të gjitha lojtarët që kanë zhgënjyer dhe kanë bërë më së paku 6 paraqitje në kampionat, ku nuk mungon edhe emri i Mërgim Vojvodës te Torino. /Sport Ekspres/
Portierë: Strakosha 5.25; Da Costa 5.67; Sirigu 5.81; Sepe 5.85.
Mbrojtës: Kolarov 5; Martinez Quarta 5.42; Broën 5.47; Klavan dhe Maksimovic 5.5.
Mbrojtës krahu: Busi 5.31; Depaoli 5.38; Room 5.42; Vojvoda 5.5; 5.56
Mesfushor: Bernardeschi 5.31; Caligara, Diaëara, Eriksen, Pereiro dhe Segre 5.5.
Sulmuesë: Dragus dhe Callejon 5.5; Cornelius 5.56; Kouamé 5.58.
Trajnerët: Mihajlovic 5.78; Prandelli 5.81; Stroppa 5.83; Di Francesco 5.84; Pirlo 5.89.