Përhapja me shpejtësi e virusit vdekjeprurës që zuri fill nga Kina ka bërë që Italia të bëhet një nga shtetet më të prekura të Europës. Deri dje asnjë lojtar shqiptar nuk ishte i rriskuar por së fundmi një lajm jo i mirë na vjen nga shteti fqinj. Sipas një udhëzimi të klubit, të gjithë lojtarët e Juventus U23 janë karantinuar(futur në mbikqyrjen e mjekëve). Kjo për shkak të një dyshimi se mos ndonjë nga lojtarët është prekur nga udhëtimet e fundit të skuadrës.
Në listë mbetet dhe transferimi i merkatos së janrit, Xhakomo Vrioni. Sulmuesi shqiptar u bë pjesë e Juventus pak ditë më parë ndërsa sot i duhet të përballet me një nga “sfidat” më të rendësishme të jetës. Klubi garanton se nuk ka asgjë shqetësuese për lojtarët por shtimi i masave mjekësore është bërë për arsye sigurie./Sport Ekspres/