“Atyre iu lumtë kur nuk e mbyllëm ne”/ E kishim paralajmëruar, arsyeja e shkarkimit të Duros nga “Zoti” Gjici

Shpëtim Duro nuk do të jetë më në stolin e Kukësit, teksa klubi ka marrë vendimin për shkarkimin e tij. Mungesa e rezultateve nga verilindorët dhe vendi i dytë në tabelë kanë qenë arsyet e renditura në njoftimin e klubit që duket se i kanë sosur durimin Gjicit. Tre ndeshje radhazi ku e pësojnë në fund dhe humbja me një kundërshtar direkt për titull si Tirana nuk mund të kapërcehen lehtë.

Por ky vendim për shkarkimin e Duros nuk ka ardhur si një surprizë e befasishme, pasi është paralajmëruar më herët nga “Sport Ekspres”. Në fotografimin e ndeshjes mes Kukësit dhe Tiranës kemi përmendur edhe arsyet që shtynin në një përfundim të tillë. Mënyra e analizimit të ndeshjeve pas përfundimit të tyre nuk është më e mira e mundshme nga një trajner që synon shpallë skuadrën kampione. Heqja e meritave të kundështarit në marrjen e pikëve dhe fajësimin e Kukësit që nuk arrin të mbyllë ndeshjen e dërgojnë automatikisht Gjicin në vendimin e këtij largimi, aq më tepër kur një frazë e tillë përdoret në 3 takime radhazi.

Pavarësisht se nuk është momenti më i mirë për të bërë ndryshime në pankinë, përmbledhja e gjithë tablosë së ndeshjeve në fjalët “atyre ju lumtë kur nuk e mbyllëm ne takimin” nuk lë shumë vend për diskutim përse erdhi ky vendim.  Me këtë frazë Duro tregon se është i vëdijshëm që ekipi “fal” raste për të shënuar, por në fund rezulton të përsëritet javë pas jave, duke mos u marrë asnjë masë në zgjidhjen e problemit. Një gjë e tillë vë padyshim përpara përgjegjësisë Shpëtim Duron, që duke marrë parasysh fazën e vështirë në të cilën ka hyrë Superiorja tashmë dhe investimet e mëdha të bëra nga ana e Kukësit bëjnë që gabime të tillë të mos tolerohen aspak./Sport Ekspres/

(Arikulli i publikuar nga “Sport Ekspres” pas ndeshjes Kukësi-Tirana)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online