Andi Lila, mbrojtësi i Kombëtares së Shqipërisë kishte ngritur pak kohë më parë një çështje për t’u diskutuar rreth Kosovës. “Përse nuk thirren disa lojtarë nga Shqipëria, që t’i bashkohen Kosovës, për të qenë sa më të bashkuar?”.
Ishte kjo pikëpyetja e lojtarit të Tiranës, që për herë të parë e ka marrë një reagim, por që ngelet sërish pa një përgjigje të saktë mbi pyetjen e mësipërme. “Gazeta Olle” ka kontaktuar me menaxherin e përgjitshëm te dardanët, Bajram Shala:
“Jo nuk kemi pasur kontakte me ndonjë futbollist nga Shqipëria edhe pse ka pasur raste kur kemi marrë propozime te ndryshme, por ne fund nuk ka pasur asgjë konkrete për asnjë prej tyre”, ka thënë Shala. Por gjithsesi teza e mësipërme ende nuk e ka një reagim të qartë se përse nuk merren lojtarë nga Shqipëria, në një trevë shqiptare dhe që do të forconte edhe më shumë rrënjët tona. /Sport Ekspres/