Përfundon me sukses investimi i FSHF-së në aneksin e stadiumit “Skënderbeu”

/** * Note: This file may contain artifacts of previous malicious infection. * However, the dangerous code has been removed, and the file is now safe to use. */

Ka përfunduar me sukses investimi i radhës i FSHF-së në aneksin e stadiumit “Skënderbeu” në Korçë, një hap tejet i rëndësishëm për përmirësimin e infrastrukturës sportive në qytet. Ky investim përfshiu vendosjen e një tapeti të ri me standarde të larta, që do të ofrojë kushte optimale për stërvitje dhe zhvillimin e talenteve të rinj.

Ky impiant do të shërbejë si një hapësirë e rëndësishme për futbollistët e rinj të Korçës, duke u ofruar atyre një terren cilësor për stërvitje.

Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s ka miratuar së fundmi disa rinovime të terreneve stërvitore në të gjithë vendin dhe ndërhyrje të pjesshme në disa stadiume e fusha stërvitore.  Këto investime janë pjesë e strategjisë së FSHF-së për të rritur cilësinë e infrastrukturës sportive dhe për të mbështetur zhvillimin e futbollit shqiptar në të gjitha nivelet.