Ëndrrës europiane të Vllaznisë i ka ardhur fundi. Vajzat e ekipit shkodran i kanë thënë lamtumirën Champions League-s për femra, teksa janë eliminuar nga Juventusi. “Zonja e vjetër” mposhti mbrëmjen e sotme kampionen e Shqipërisë me rezultatin minimal 1-0.
Ndeshjen e vendosi ai gol i Staskovës në minutën e 34-t, ndërsa ndeshja e parë mes dy skuadrave në “Loro Boriçi“ përfundoi me rezultatin 0-2 për Juventusin. Ekipi i femrave të Vllaznisë largohet kështu me kokën lart nga Champion League, ku ka arritur të shkojë deri në fazën e 32 më të mirave në Kontinentin e Vjetër./Halit Delibashi-Sport Ekspres/