Ditën e sotme janë zhvilluar edhe takimet e javës së pestë të Kategorisë së Parë. Në grupin A Dinamo vazhdon serinë negative edhe në debutimin e trajnerit të ri, duke humbur 0-2 në shtëpi ndaj ekipit të Erzenit dhe tani prek vendin e fundit në renditje. Ndërkohë fitorja e parë ka ardhur për Veleçikun që ka mposhtur Egnatian me rezultatin 1-0, ndërsa përballjet e tjera janë mbyllur në barazim.
Sa i përket grupit B kryesuesit e Devollit nuk ia kanë dalë të marrin 3 pikët e radhës në transfertën me Turbinën ku kanë humbur për herë të parë me shifrat 2-0. Ndërkohë fierakët e Apolonisë janë ndarë në barazim me rrjeta të paprekura në ndeshjen kundër Shënkollit./Sport Ekspres/
Grupi A
14:00/ Dinamo -Erzeni 0-2
Xhixhiua 33′, 55′
14:00/Tërbuni – Besëlidhja 1-1
Dushku 16′- Hajdari 14′
14:00/ Burreli-Korabi 0-0
14:00/ Veleçiku-Egnatia 1-0
Rajçeviç 36′
13:00/ Shkumbini – Kastrioti 2-2
Sadiku 45′, Ekemini 85′- Marku 38′, Bardhi 40′
Grupi B
14:00/TURBINA-DEVOLLI 2-0
Levendi 21′, Roshi pen. 84′
14:00/ILIRIA-BESA 1-1
Doci 56′ – Onuh 22′
14:00/SHËNKOLLI-APOLONIA 0-0