Në Turqi luhet gjithmonë e njëjta muzikë sa i përket merkatos së verës dhe interesimeve që vijnë për lojtarët shqiptarë. Në skenë del Menemespori me dëshirat për të transferuar futbollistë, por pavarësisht emrave të shumta që kanë përmendur, ende nuk ka asnjë zyrtarizim konkret.
Radhën e kishte Bruno Telushi për të dalë në skenë. Media të ndryshme në Turqi e kanë përfshirë mesfushorin e Partizanit si një objektiv për t’u përmbushur në ditët e ardhshme dhe për të bërë kalimin jashtë Shqipërisë pas aventurës tek kryeqytetasit. Mbetet ende të shihet nëse këtë herë do të ketë një përmbushje të planit nga ana e Menemsporit. /Sport Ekspres/