Përforcim nga Afrika për “play off”, Tirana ka gati ofertën për talentin e Kombëtares ganeze

Tirana vijon të përforcohet këtë merkato. Pas shumë afrimeve cilësore, që rezultuan të goditura këtë verë, bardheblutë synojnë edhe një talent afrikan. Bëhet fjalë për Richard Danso, i cili luan me ËAFA në Ganë. Lajmin e bënë të ditur “Ghannasoccernet.com” që zbulon interesimin e kampionëve në fuqi të Superiores për sulmuesin në fjalë.

Danso është vetëm 19 vjeç dhe është pjesë e Kombëtares U-17 dhe U-20, madje në vitin 2017 ka qenë një nga elementet kyçe të 17-vjeçarëve të Ganës në Botëror, duke shënuar 2 gola në 4 ndeshje. Lojtari shihet si mjaft premtues, teksa ka rënë në sy me lojën e tij në elitën ganeze. Bëhet me dije se Tirana ka ndërmend të japë një ofertë mjaft fitimprurëse për shërbimet e tij, në mënyrë që të pasurojë sulmin për ndeshjet e “play off” dhe për ato të kampionatit./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *