Përflitet për skaut nga klubi holandez, Esat Mala komenton: Shpresoj t’u kem pëlqyer

Esat Mala ka zhvilluar një sezon tejet të mirë me të kuqtë e Partizanit dhe këto paraqitje të tij nuk mund të kalonin pa u vënë re. Ekipi holandez i Groningenit duket se ka shfaqur interes për futbollistin shqiptar që luan edhe si mbrojtës apo mesfushor në krahun e djathtë.

Në media u përfol se vëzhgues nga klubi që luan në elitën e Holandës do të ishin të pranishëm në stadiumin “Selman Stërmasi” për të ndjekur nga afër lojën e Malës në ndeshjen mes Partizanit dhe Kukësit.

I pyetur për këtë çështje pas përfundimit të ndeshjes, lojtari i kryeqytetasve deklaron për “Ora News” se përqendrimi i tij është i gjithi te klubi i Partizanit për momentin. Por shton gjithashtu se shpreson që vëzhguesit e Groningenit të kenë mbetur të kënaqur me atë që kanë parë prej tij në fushën e lojës.

“Momentalisht jam i fokusuar vetëm te klubi i Partizanit. Por nëse është e vërtetë që vëzhgues të ekipit të Groningenit kanë ardhur për mua në stadium, atëherë shpresoj që t’u ketë pëlqyer paraqitja ime në fushë”, është shprehur Esat Mala./Sport Ekspres/

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online