Përflitet edhe për shkarkimin e kryer nga Tirana, stoli i Memës lëkundet si kurrë më parë

E njëjta histori duket se po vazhdon te Tirana. Menjëherë pas humbjes së një derbi, stoli i trajnerit lëkundjet dhe pak ndeshje më mbrapa vjen edhe shkarkimi.

Ky mund të jetë edhe rasti i Ardian Memës, që bëri një tjetër hap të gabuar. Këtë herë ndaj Flamurtarit, vendit të fundit në renditje, në atë barazim në ekstrem me rezultatin 2-2. Një gol i ardhur nga Hoxha në minutën e 92, për të mbyllur edhe historinë e ndeshjes.

Presidenti Halili e kërkon me ngulm që të fitojë këtë herë Superioren, për 100 vjetorin e klubit. Ndërkohë nga ana e “Superliga_Shqiptare_81” shkruhet se klubi i Tiranës e ka shkarkuar përfundimisht Memën. Sigurisht, për një njoftim të tillë duhet të presim edhe njoftimin e klubit, që pavarësisht dijenisë për këtë njoftim të publikuar, nuk ka ende asnjë reagim. Shpeshherë heshtja është pohim. Prandaj në orët në vazhdim, nuk duhet të çuditemi me zyrtarizimin e vetë klubit të Tiranës për Memën. /Sport Ekspres/

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online