Shkëndija e Tetovës prej disa vitesh po dominon në futbollin e Maqedonisë së Veriut, ndërsa suksesi e ka çuar më tej në kupat e Europës. Kjo ka bërë që edhe vetë shteti maqedonas të mos kursehet në të ardhurat e caktuara për ta. Kështu klubi shqiptar ka përfituar më tepër të ardhura se çdo ekip tjetër nga qeveria.
Agjensia për Rini dhe Sport kanë shpërndarë shuma monetare për të gjitha klubet e Maqedonisë së Veriut, prej të cilave Shkëndija e tetovës është pikërisht ajo që ka arkëtuar më tepër. Plot 11 milionë e 500 mijë denarë janë derdhur në llogarinë e kuqezinjve, e ndjekur më pas nga rivali i tyre më i madh Vardari me 1 milionë më pak./Sport Ekspres/