Champions League është trofeu më i rëndësishëm, turneu më prestigjoz në Europë dhe një kompeticion gjithmonë e më… i pasur. Mbi të gjitha për Juventusin. Bardhezinjtë kanë kaluar përpara kohe fazën e grupeve, ndërsa mungon ende zyrtarizimi në vendin e parë.
Por, në pritje të ndeshjes së fundit, nga gjashtë që janë parashikuar në grupe, kampionët e Italisë mund të fërkojnë duart prej përfitimeve financiare në këtë fillim sezoni: për momentin, bardhezinjtë kanë siguruar plot 84 milionë euro. Shifra është e jashtëzakonshme, mbi të gjitha për një skuadër italiane.
Kjo edhe për faktin se UEFA ka rritur shpërblimet për skuadrat pjesëmarrëse në turneun më prestigjoz për klube në kontinent. Konfederata europiane ka vendosur në dispozicion rreth 2 miliardë euro, shifër e cila në shifra përkthehet në 600 milionë euro më tepër se në edicionin e fundit.