“Përfaqësuesit e UEFA-s patën vlerësimet maksimale“, Dani tregon për sigurinë e stadiumeve: Të gjithë kanë marrë dënimet e tyre

Ndeshja mes Tiranës dhe Vllaznisë prodhoi edhe tensione mes tifozëve në tribuna. Tymëset dhe flakadanët nga këta të fundit ishin prezente në fushë, duke prishur kështu mbarëvajtjen e ndeshjes. Mbi një situatë të tillë ka folur vetë shefi i sigurisë së stadiumeve në Shqipëri. Naim Dani është i ftuar në studion e emisionit “Ora Sport” në “Ora TV”, ku shpjegon se çfarë shkoi gabim gjatë kësaj sfide, si dhe për situatën e pahijshme që u krijua në përballjen e Shqipërisë me Poloninë në tetor të vitit të kaluar.

“Janë episode normale. Nuk është ndonjë gjë e madhe ajo që ndodhi. Duhet të kuptojmë diçka. Djali është arr.estuar. Është nën moshë. Është shumë i penduar djali që ka bërë veprimin. Ne do bëjmë punën tonë. Edhe policia ka bërë punën e vetë. Padyshim që do të dënohen prindërit e tyre. Ne kemi pasur një bisedë me përfaqësuesit e UEFA-s, padiskutim që kishin vlerësimet maksimale për organizimin e UEFA-s.

Këta njerëz nuk do të kënë shanse të futen më në stadium. Ne jemi shumë të indinjuar. Të dy këto djem janë të dy të arres.tuar. Njëri është 19 vjeç, tjetri 16 vjeç. Ju garantoj se stadiumet shqiptare do të shkojnë drejt normalitetit. Në tre-katër ndeshjet e fundit të gjithë janë identifikuar dhe të gjithë kanë marrë dënimet e tyre. Te ndeshja me Poloninë është bërë një gabim. Ka çaluar diçka nga brenda që nuk do të ndodhë më”, ka thënë Naim Dani./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *