Përfaqësuesen e Kosovës ose Shqipërinë, Orges Shehi ka dy propozime në tavolinë

Orges Shehi është gati për t’u rikthyer në krye të punës dhe ka marrë dy propozime shumë të rëndësishme. Fillimisht në media raportohet se i është ofruar vendi i lënë bosh nga ana e Nevil Dedes që u zyrtarizua te Tirana. Pra Shehi ka mundësinë që të marrë Shqipërinë U-19 dhe të vazhdoj projektin e Kombëtares kuqezi.

Por nga ana tjetër një trajneri i Shqipërisë zyrtare mund të drejtojë Shpresat e Kosovës. Pas humbjeve të shumta te dardanët U-21, Rafet Prekazi është thuajse i larguar. “Gazeta Sheshi” ka raportuar se një propozim i ka mbërritur Orges Shehit, me këtë të fundit që duhet të vendos mbi zgjedhjen e tij. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *