“Përfaqësoj gjithë El Salvadorin te Partizani”, ish-mbrojtësi i Bolivarit shpalos synimet: Dua Kupat e Europës

Mbrojtja ishte reparti në të cilin kishte mangësi në numra Partizani i Ilir Dajës. Por prapavija e të kuqve është përforcuar me një 23-vjeçar nga El Savadori. Roberto Dominguez ka udhëtuar ditën e sotme drejt Tiranës, ndërsa në të shkuarën ka qenë pjesë e Bolivarit, klub ky që është bërë familjarë këto ditë për tifozët shqiptarë për shkak të transferimit të Armando Sadikut.

Kontrata me Partizanin ka lumturuar së tepërmi Dominguez, i cili vjen në Shqipëri me një përgjegjësi shtesë. Në një prononcim të dhënë, 23-vjeçari shprehet se te Partizani do të përfaqësojë të gjithë El Salvadorin, ndërsa në fund shpreh dëshirën për të luajtur në një kompeticion të rëndësishëm europian.

“Mendoj se bëra një punë të mirë në Bolívar dhe mendoj se kjo më ndihmoi të kisha këtë mundësi. Jam i lumtur për mundësinë për të shkuar në Shqipëri. Ka shumë njerëz që janë shumë të lumtur për këtë lajm, veçanërisht familja ime. Kjo ndodhi shumë shpejt. Selvin (përfaqësuesi i Domínguez) ishte në kontakt me një përfaqësues nga atje, ata u koordinuan, arritën një marrëveshje me klubin dhe falënderoj Zotin që jam duke fluturuar atje sot.

Mendoj se kam një sfidë të bukur. Unë jo vetëm që përfaqësoj Roberto Domínguez, por gjithë El Salvadorin. Kjo i vë një përgjegjësi të madhe dikujt si futbollist, duke dashur të përfaqësoj vendin tim mirë dhe shpresoj të jem në gjendje të luaj kompeticione të reja për ne salvadoranët. Unë tashmë kam thyer një rekord dhe shpresoj të kualifikohem për një kompeticion shumë më të rëndësishm evropian”, është shprehur Roberto Dominguez, raporton “Elgrafico”./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *