Perëndoi para kohe! Bojan Krkiç tregon arsyen e dështimit: Më quanin Lionel Mesi, kjo ndikoi te mua

Bojan Krkiç ishte një prej futbollistëve nga të cilët pritej shumë në Europë. Sulmuesi spanjoll i kishte të gjitha aftësitë, ndërsa ka luajtur edhe për shumë klube të mëdha si Barcelona, Milan, Roma e Ajaks. Ndërkohë tani është vetëm 29-vjeç dhe luan në Kanada, me ekipin e Montrealit.

Por cila ishte arsyeja që e dërgoi Krkiç në dështim? Në një intervistë për “La Gazzetta dello Sport”, e thotë hapur edhe ndikimin që kishte kur shkoi në Itali, etiketimi si Lionel Mesi i ri. “Të jem i sinqertë, pasi mbërrita në Itali, etiketimi si “Lionel Mesi i ri” ka ndikuar te unë. Po bëja mirë, por që kur më quajtën Mesi, tifozët prisnin që unë të shënoja në të gjitha ndeshjet. Vija nga jashtë dhe ndikoi edhe sjellja e medias ndaj meje”, ka thënë Krkiç. /Sport Ekspres/

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online