Përdori shkelmat për ta ndalur, ish-mbrojtësi zbulon reagimin e Ronaldinjos: Merre fanellën, vetëm mos gjuaj më

Kur përballë kishe Ronaldinjon, çdo mbrojtës e dinte se do të ishte në ndeshje plot vuajtje për të. Klasi dhe aftësitë e ish-sulmuesit brazilian ishte i mahnitshëm, teksa dinte si të hipnotizonte në fushën e lojës me magjinë e tij. Por në momente të tilla mbrojtësat zakonisht përdorin “asin e tyre nën mëngë”, që janë ndërhyrjet e ashpra dhe shkelmat në këmbët e kundërshtarit.

Një taktikë të tillë e përdori edhe ish-futbollisti i Katanias, Pablo Alvarez, i cili nuk gjente mënyrë tjetër si të ndalte Ronaldinjon në kohën kur ky i fundit mbante veshur fanellën e Milanit. Në një intervistë në radio, argjentinasi ka treguar edhe reagimin e ish-fituesit të Topit të Artë, i cili ka qenë i veçantë. Ronaldinjo ka shfrytëzuar pushimin mes pjesëve për ti dhënë fanellën e tij Alvarezit në mënyrë që të mos e godiste më.

“Gjatë pushimit mes pjesëve në ndeshjen Milan-Katania në San Siro, ne po i drejtoheshim tunelit. Ronaldinjo m’u afrohet, hoqi fanellën e tij dhe më tha: ”Ja mere, Alvarez. Vetëm të lutem mos më gjuaj më”. Ai ishte një lojtar i pamundur për t’u ndalur, ishte pa të meta, një nga më të mirët në histori”, ka thënë Pablo Alvarez./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *