Federata Shqiptare e Futbollit ka përcaktuar oraret e zhvillimit të takimeve të javës së katërt në Superligëë. Ajo që bie në sy është se të pesta takimet do të luhen në orën 16:00 mes të shtunës dhe të dielës. Nga burime pranë FSHF bëhet e ditur se disa stadiume nuk përmbushin kushtet për zhvillimin e takimeve në mbrëmje, ndërsa priten edhe çertifikimet për t’u mos u përsëritur e njëjta skenë si në kryeqytet.
Bëhet fjalë për sigurimin e ndriçimit në stadiume. Rasti i fundit i “Selman Stërmasi” në ndeshjen mes Tiranës dhe Teutës ka bërë që Federata të kërkojë pak më tepër seriozitet nga ana e përgjegjësve të stadiumit. Në këtë mënyrë stadiumi i Laçit, Luftëtarit, Bylis, Tiranës dhe Teutës, si ekipet pritëse, nuk japin garanci për sigurinë e ndiçimit të plotë të ambjentit sportiv.
Më herët trajnerët e Vllaznisë, Bylisit dhe trajnerë të tjerë nën zë, si dhe lojtarë, “akuzuan” motin e nxehtë për mungesën e lojës së bukur dhe me rezultat në gola. Në një vëzhgim të thjestë vërehet se fundjava do të ketë rritje temperature deri në 2°grad celsius çka mund të sjell një lodhje më të madhe tek lojtarët./ Sport Ekspres/
Të shtunën
Tirana-Skënderbeu 16:00
Teuta-Vllaznia 16:00
Luftëtari-Flamurtari 16:00
Të dielën
Laçi-Partizani 16:00
Bylis-Kukësi 16:00