Përcakohet arbitri që gjykon klasiken Vllaznia-Tirana, hera e parë që drejton ndaj shkodranëve

Vllaznia-Tirana do të jetë kryendeshja e sotme që do të hap javën e 21 të Superiores. Një ndeshje kjo shumë delikate dhe që do të trajtim të veçantë saktësie edhe nga arbitrat, pasi për ta ka presion të madh dhe historia e kësaj ndeshje klasike është e ndezur.

Sektori i arbitrimit ka përzgjedhur Eldorian Hamitin si kryesorin për të vendosur drejtësinë në fushë. Për herë të parë ky arbitër do të drejtojë një ndeshje të Vllaznisë, ndërsa në rastet kur ka qenë si kryesor te Tirana, bardheblutë numërojnë një barazim, një humbje dhe një fitore. Këto janë statistikat me Eldorian Hamitin, që sot ka detyrën më të vështirë në këtë javë të Superiores. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *