Përballje që nuk duhej humbur për asnjë arsye, ja kur luhen gjysmëfinalet e Champions League-s

Mbrëmjen e djeshme janë mësuar dy çiftet gjysmëfinaliste të Champions League-s. Manchester City ka mundësinë të “hakmerret” ndaj Realit të Madridit për eliminimin në sezonin e shkuar, ndërsa në Interi dhe Milani do të sjellin derbin e Milanos në sytë e gjithë Europës. Dy sfida mjaft emocionuese që nuk duhen humbur për asnjë arsye.

Faza gjysmëfinale do të nisë më 9 maj, në “Santiago Bernabeu”. Reali pret Manchester City-n në takimin që do të nisë në orën 21:00. Ndërkohë, një javë më vonë, më 17 maj, skuadrat do të luajnë mes tyre ndeshjen e kthimit. Ndërkohë derbi i zjarrtë i Milanos do të luhet më 10 maj dhe Milani do të jetë ekipi pritës, ndërsa ndeshja e kthimit do të zhvillohet më 19 maj./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Ndeshjet e para gjysmëfinale:

9 maj, 21:00 Real Madrid – Manchester City

10 maj, 21:00 Milan – Inter

Ndeshjet e kthimit:

16 maj, 21:00 Inter – Milan

17 maj, 21:00 Manchester City – Real Madrid

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online