“Perandori” Xheko, Roma pret biletën mes vuajtjeve!

Vuajtje dhe çlirim… Në fund, britma e madhe e tifozerisë. Roma ia ka dalë dhe ka përmbysur atë që do të ishte një ndeshje e vështirë dhe ku do të duhej më shumë se forcë besimi dhe përqendrim. Nëse do të kishte një emër libri, ndeshja e sotme mes Romës dhe Shakhtarit do të merrte këtë titull, pra “Vuajtje dhe çlirim”. Heroi i mbrëmjes së “Olimpico”-s është ai, perandori Edin Xheko, që me një gol të bukur, duke i kaluar topi poshtë këmbëve të portierit mik, teksa pjesa e parë ka qenë nën administrimin e ukrainasve, të mirëorganizuar dhe që kanë pritur, duke qenë të sigurt nga fitorja në fushën e tyre.

Ndërkohë, skuadra e Di Françeskos, edhe pse e rreshtuar mjaft mirë në fushë, nuk ka bërë asgjë të jashtëzakonshme në 45 minutat e para, ndoshta duke u kujdesur që të mos pësonte me ndonjë kundërsulm, pasi Facio për pak sa nuk e katranosi. Por, pjesa e dytë ka parë të zotët e shtëpisë më të vendosur dhe me grintë. Dhe, në fakt, duhen vetëm pak minuta që goli i parë të ijë: Kolarov pason për Strotmanin, që ia dhuron Xhekos topin të cilin boshnjaku e godet mirë dhe e kalon poshtë këmbëve të portierit Piatov, duke e depozituar në rrjetë.

Eshtë Perroti ai që jep sinjalin e dytë, me një driblim në zonë dhe duke provuar të trembë Piatovin, që përgjigjet më së miri.  Sërish boshnjaku ka një okazion kolosal, duke shpërdoruar. Ai provon në hyrje të zonës së rreptësisë, por topi godet shtyllën dhe më pas del jashtë. Një rast që shpërdorohet edhe pak më pas nga sulmuesi, i cili godet lart, në tenativë për të gjetur këndin, edhe pse i shqetësuar nga Ordets. Në atë moment, Shakhtari bën gabimin e radhës, teksa Ordest pengon Xhekon që po nisej i vetëm drejt portës. Një i kuq i merituar dhe ukrainasit me dhjetë. Por, verdhekuqtë nuk e mbyllin dhe vuajnë deri në sekondat e fundit, me tentativat e miqve, edhe pse Alison uk bën asnjë pritje.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online