UEFA vlerëson Gledi Micin si futbollistin më në formë të Skënderbeut këtë sezon. Me anë të një përllogaritjeje që bazohet mbi paraqitjet e futbollistëve në ndeshjet e kupave të Europës, UEFA ka hartuar edhe renditjen e Skënderbeut dhe është pikërisht mbrojtësi i majtë i korçarëve lojtari i momentit.
Mici e ka marrë kreun e renditjes së veçantë të UEFA-s pikërisht ditët e fundit, duke parakaluar Bajram Jashanicën, ndërsa konstant është Kristi Vangjeli, i treti në këtë renditje.
Gjergji Muzaka është i katërti, konfirmim i sezonit të tij madhështor, ndërsa Soue është i pesti, mbi Sabien Lilajn.