Për të shfajësuar Igli Taren dhe për të heshtur italianët, sot është dita e Vedat Muriqit!

Vedat Muriqi do të ketë një tjetër mundësi të artë te Lacio për të provuar vlerat e tij. Por këtë herë sulmuesi shqiptar do të luajë gjithçka në përballjen kundër Genoas. Paraqitja e fundit ndaj Milanit ishte tërësisht zhgënjyese, duke sjellë sulmin e madh të tifozëve dhe mediave italiane. Për më tepër shumë kritika mori edhe Igli Tare, duke përfshirë këtu edhe mërzitjen e presidentit Lotito, se ishin shpenzuar paratë më kot për të sjellë lojtarë që nuk bëjnë diferencën në fushën e lojës si Muriqi.

Ndërkohë në ndeshjen e sotme Lacio do të ketë disa mungesa dhe hapësira e krijuar sërish për Muriqin. Për të shfajësuar Taren me besimin e tij “të verbër”, për të heshtur italianët dhe për të qëndruar në Seria A, Muriqi kërkon golin e parë në kampionatin italian, pasi merkato është hapur dhe nuk përjashtohet rikthimi në Turqi. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online