“Për pak rrezikova të burgosem”, sulmuesi kryesor i Kukësit ngec në Spanjë dhe tregon peripecitë

Sulmuesi kryesor i Kukësit, Vasil Shkurtaj, ndodhet në Barcelonë ndërsa po vazhdon me rikuperimin e tij. Për shkak të situatës së Koronavirusit, futbollisti ka mbetur i bllokuar në Spanjë dhe nuk po kthehet dot në Shqipëri. Disa anulime të fluturime dhe në intervistën për “Fan Zone” ka treguar se ka rrezikuar edhe të burgoset.

“Nuk mund të kthehesha dot, prandaj mora vendimin të vij në Spanjë dhe të bëj këtu terapinë. Po bëj terapi normale, pastaj u bllokuan të gjitha. Preva biletë për tu kthyer, por u anuluan të gjitha fluturimet. Në këto momente, kam ngelur këtu.Para tri ditësh, kisha dalë për vrap, kisha dalë vonë natën pas orës 11. Më ndaloi policia dhe më falën vetëm se isha i huaj, por nuk më falin më. Mund edhe të më burgosnin.

Rikuperimi? Po përpiqem të bëj më të mirë, duke bërë ushtrime në shtëpi në komunikim me doktorin. Unë duhet të bëj vrap, gjë që është e pamundur. Përpiqem që të bëj ushtrime në shtëpi. Kam folur edhe me presidentin e Kukësit, edhe me lojtarët kam folur thuajse çdo ditë.

Shëndeti është parimor, futbolli shpresoj të rikthehet sa më shpejt. Por shëndeti është kryesori. Diferenca me Tiranën? Ne kemi shumë besim, mund të rikuperojmë pikë. Patjetër që dua të dal edhe golashënues, është një ccmim individual që dua ta fitoj. Por më shumë dua kampionatin me ekipin”, tha Shkurtaj. /Sport Ekspres/

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online