“Për pak e harrova që po luante”! Para se të shënonte golin, edhe komentatori britanik u tall me Armando Broja

Armando Broja ka arritur që të shënojë golin e parë për vitin 2024. Sulmuesi shqiptar tundi rrjetën me kokë në ndeshjen kundër Preston, e vlefshme për Fa Cup dhe e mbyllur në shifrat 4-0.Presioni ishte i madh si nga tifozët e Chelsea dhe nga gjithë ambienti i futbollit në Angli për sulmuesin shqiptar.

Në minutën e 47 të takimit, kur sapo kishte nisur pjesa e dytë, kamera fokuson në një moment Armando Brojën. “Për pak e harrova se po luante”, tha komentatori britanik mes ironisë për të vlerësuar kështu pjesën e parë negative që zhvilloi Broja kundër Preston. (Analizat dhe prapaskenat nga goli i parë i Armando Brojës e gjeni në emisionin e sotëm të Koha Shtesë)./Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *