Femrat e Vllaznisë kanë prekur një sukses historik. Vajzat kuqeblu kanë shkuar për herë të parë në grupet e Ëomen Champions League-s. Ditën e sotme është hedhur shorti dhe fati i ka vendosur përballë klube të një niveli të madh si Reali i Madridit, Chelsea dhe PSG-ja. Por Vllaznia nuk do të hyjë në fushë vetëm për t’u kënaqur dhe këtë e premton vetë Megi Doçi. Futbollistja shqiptare është e ftuar në studion e emisionit “Procesi Sportiv”, ku ka folur më tepër rreth këtij suksesi të jashtëzakonshëm që ajo dhe ekipi i saj kanë arritur.
“Për ne do të thotë histori dhe emocione pa fund është dicka për tu shijuar. Vetëm kur shikon Chelsea, Real Madrid dhe PSG… Është diçka madhështore. Një festë për qytetin e Shkodrës. Është vështirë të presësh këto ekipe, sidomos në Shqipëri. Janë ekipe shumë të mëdha. Vllaznia nuk do shkojë vetëm për qejf në atë grup. Ju garantoj që Vllaznia do të japi maksimumin dhe do të dali e kënaqur nga ai grup. Të arrish në këto nivele për 13 vite është një arritje shumë e madhe. Edhe në Superligën e djemve nuk ka një president si Matija, që di si ta motivojë ekipin. Në cilin ekip do të doja të transferohesha? Dëshira është shumë e madhe, sepse është punuar shumë. Njeriu jeton me ëndrra. Do të doja Bajernin e Mynihut dhe Realin e Madridit”, ka thënë Megi Doçi./Halit Delibashi-Sport Ekspres/