Armando Broja ka një lidhje të ngushtë shoqërore me Mario Mitajn te Shqipëria. Gjithmonë i shohim bashkë në stërvitje, ndërsa zgjedhin që të ndajnë kohë së bashku në komunikim edhe kur luajnë në klubet e tyre. Në një rrëfim të Armando Broja në Koha Shtesë, sulmuesi i Chelsea është shprehur se Mitaj mund të luajë në Premier League.
“Mario është një lojtar fantastik, ne jemi shumë shokë edhe jashtë fushe, flasim edhe në telefon, dërgojmë mesazhe. Është një talent shumë i mirë dhe është shumë e bukur që është te Shqipëria. Po e ruajmë asistin dhe golin për në Europian, që të bëjmë atë lidhjen bashkë në fushë. (qesh) Për mendimin tim Mitaj ka kualitet për të luajtur në Premier League, e kemi parë edhe më herët. Është jo vetëm lojtar i mirë, por edhe djalë i mirë”, tha Broja. /Sport Ekspres/