“Për këtë e blen Rei Manajn”, në Spanjë ngrenë figurën e sulmuesit shqiptar: Barcelona nuk kërkon tjetër

0

Rei Manaj ka mbajtur shumë presion dhe kritika mbi shpatulla gjatë aventurës së tij tek Barcelona. Shpeshherë është thënë se katalanasit janë me një lojtar më pak nëse aktivizohet ky sulmues pasi Manaj nuk arrinte që të shënonte në portën kundërshtare. Kjo ka sjellë situatë aspak të këndshme për futbollistin kuqezi që ka përjetuar shumë ekstreme te katalanasit.

Në krahun tjetër kishte fatin e madh për të qenë pjesë e Barcelonës A gjatë periudhës së Setien, madje duke u grumbulluar edhe në një ndeshje të La Liga-s. Për të mbërritur deri në këtë pikë duhet me patjetër që të kesh shkëlqyer në elitën e futbollit europian, por Manajt i ka ardhur disi si një “dhuratë nga qielli”.

Që pas largimit të Setien, për sulmuesin shqiptar nuk ka pasur asnjë thirrje nga ekipi i parë. Por fatmirësisht është shndërruar në këto ndeshje të fundit për t’u kthyer protagonist tek ekipi i dytë. Një gol fantastik me aftësitë individuale shënoi në derbin kundër Espanjol, ndërsa edhe në ndeshjen e fundit bëri gjithçka në 20 minuta.

Nga asisti për të nxjerrë Colladon me portën e boshatisur, te provokimi i kundërshtarëve për t’i nxjerrë me karton të kuq dhe penalltinë e ekzekutuar në mënyrën e duhur. “Sport.es” ka bërë së fundmi një shkrim atje ku thuhet se Rei Manaj është zbuluar dhe Barcelona B ka ndryshuar objektivin në merkato, pasi nuk do të kërkojë më për një sulmues qëndror.

“Manaj është zbuluar, kjo formë e tij në ndeshjet e fundit ishte edhe arsyeja që Barcelona pagoi Albaceten për ta pasur në skuadër. Po kontribuon jo vetëm në gola, si bëri në derbi, por edhe i provokon. Siç bëri në ndeshjen e fundit kundër Badalona kur arriti që të shënonte nga penalltie që e fitoi vetë, madje edhe duke asistuar. Në klub janë të kënaqur me performancën dhe kanë ndryshuar fokusin e objektivit. Kështu i janë kursyer edhe disa para arkave të klubit në kohën e vështirë për ta në aspektin financiar, ndërsa sulmi do t’i përkas futbollistit shqiptar”, shkruhet në median prestigjoze. /Sport Ekspres/

 

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.