“Për këtë arsye kam ardhur këtu”, Mbape është i bindur: Këtë vit do të fitojmë tituj

Kilian Mbape ka dhënë një intervistë për kanalet zyrtare të Realit të Madridit. Sulmuesi francez ka shprehur bindjen se këtë vit “los blancos” do të fitojnë trife. Titujt janë arsyeja që Mbapeja firmosi me Realin e Madridit, por deri më tani nuk ka patur fatin ta marrë në duar kupa me fanellën e bardhë.

“Për mua, të vija këtu ishte një ëndërr, dhe është ende një ëndërr të jem këtu çdo ditë dhe të kem këtë mundësi. Unë jam dikush që di ta shijojë të tashmen dhe e di sa me fat jam që jam këtu. Por tani duhet të fitojmë. Mund të jesh kudo, por veçanërisht te Real Madridi, duhet të fitosh tituj. Kjo është arsyeja pse jam këtu. Siç thashë, do të fitojmë tituj këtë vit”, ka thënë Kilian Mbapeja./Sport Ekspres/