Për herë të parë njihemi me vlerat e lojtarëve në Kategorinë e Parë! Apolonia lë mbrapa Flamurtarin dhe Skënderbeun, Simoni është mbi të gjithë

Për herë të parë, “Transfermarkt”, faqja që përdoret më tepër sa i përket vlerës së lojtarëve, ka futur edhe Kategorinë e Parë. Pra tashmë do të kemi edhe një dijeni sa i përket çmimit të kartonit të futbollistëve në këtë kompeticion.

Aktualisht është Simoni që mban vendin e parë me 200 mijë euro. Pas tij vijnë Redon Danaj dhe Taulant Marku, të cilët kushtojnë rreth 150 mijë euro secili. Pra siç mund të kuptohet, Dinamo është në vendin e parë me vlerën maksimale të 1.91 milionë eurove sa i përket futbollistëve të saj.

Në vendin e dytë gjendet Apolonia e cila kushton 1.22 milionë euro me futbollistët që ka në përbërje. Interesant është fakti se kjo skuadër ka një moshë mesatare 20.9 vjeç, për të ngrohur jo pak sa i përket besimit që i jep të rinjëve. Ndërkohë vendi i tretë i përket Flamurtarit me 1.04 milionë euro dhe më pas Skënderbeut me 1.02 milionë euro. /Sport Ekspres/

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *