Jonathan Ikone është prurja më e re e përfaqësueses franceze të futbollit, i përzgjedhur nga trajneri Deschamps për dy ndeshjet e radhës në kualifikueset e Euro 2020, ndaj Shqipërisë dhe Andorrës. Futbollist që luan për ekipin e Lille në “Ligue 1” u shfaq i ndrojtur dhe paksa i impresionuar në konferencën e tij të parë për shtyp si një lojtar i “gjelave” , teksa e pranoi një gjë të tillë përpara gazetarëve. Mesfushori u shpreh se priste me padurim të luante dhe të tregonte aftësitë e tij, duke pasur dëshirë të ndihmonte sa më shumë Francën nëse aktivizohej.Gjithashtu shtoi se gatë kësaj kohe a thurur skenarë të ndryshëm në mendjen e tij, dhe se i detyrohej shumë babait të yllit francez, Mbappe.
“ Ndihem i stresuar përpara jush, nuk jam i qetë përballë kamerave, por deri tani çdo gjë po shkon mirë. Skenari ideal për debutimin tim është të fitoj të dyja ndeshjet, të bëj një paraqitje të mirë… nëse luaj, nëse trajneri më përdor dua t’i jap ekipit si në mbrojtje ashtu edhe në sulm. Pse jot ë jap një pasim vendimtar ose të shënoj.
Progresin tim ia dedikoj babait të Mbappe, i cili më bëri të rritem në Bondy. I detyrohem shumë. Me zor po pres të luaj dhe të tregoj talentin tim. Nuk e di nëse do të aktivizohem. Fola me trajnerin, por nuk më tha nëse do të luaj apo jo. Kam krijuar shumë filma në mendjen time, kam pasur probleme me gjumin. Kisha një lëmsh në stomak në fillim por tani jam më mirë”, ka thënë Ikone në konferencën për shtyp. /Sport Ekspres/